Superliga rinis më 3 qershor, përcaktohen oraret e ndeshjeve për dy javët e ardhshme

Superliga rinis më 3 qershor, përcaktohen oraret e ndeshjeve për dy javët e ardhshme

14:47, 30/05/2020

Ashtu si në të gjithë Europën (përveç Bjellorusisë) edhe në Shqipëri futbolli u ndal, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, fatmirësisht pas gati 3 muajsh pezullim, pak ditë më parë u vendos që Kategoria Superiore të rikthehet më 3 qershor me ndeshjet e vlefshme për javën e 27 të saj.

Ndërsa ditën e sotme janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve të javës së 27, të cilat do të luhen të gjitha më 3 qershor në orën 17:00, me përjashtim të përballjes Partizani-Skënderbeu, që do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 20:00.

Edhe takimet e javës së 28 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë, të dielën e 7 qershorit, ndërsa 4 prej tyre do të startojnë në orën 17:00 dhe sfida Partizani-Kukësi do të startojë në orën 20:00.

Java e 27
Bylis – Tirana 17:00
Flamurtari – Vllaznia 17:00
Kukësi – Luftëtari 17:00
Laçi – Teuta 17:00
Partizani – Skënderbeu 20:00

Java e 28
Laçi – Vllaznia 17:00
Luftëtari – Tirana 17:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00
Bylis – Teuta 17:00
Partizani – Kukësi 20:00

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco