'Zgjodha Milanin prej historisë dhe projektit', Bennacer: Traineri i ri? Nuk mendoj për këtë!

'Zgjodha Milanin prej historisë dhe projektit', Bennacer: Traineri i ri? Nuk mendoj për këtë!

13:57, 30/05/2020

Futbollisti i Milanit, Ismael Bennacer, ka dhënë së fundmi një intervistë për “SportWeek”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë arsyen pse zgjodhi klubin e Milanit: "Zgjodha Milanin për historinë, por edhe për projektin që ka. Ndjej rëndësinë e kësaj fanelle, në San Siro tifozët  të mbështesin dhe ju doni të ndihmoni skuadrën gjithnjë e më shumë. Dua të jap gjithçka, dhe kur doni të jepni gjithçka, përfundoni duke mos menduar. mirëpo, një futbollist përkundrazi duhet të mendojë gjithmonë, përpara se të bëjë diçka. "

Sezoni i parë me kuqezinjtë: Ne jemi një skuadër e re, po punojmë që të rritemi. Në fushë duhet të jemi të bashkuar, madje edhe më kompakt, duhet të bëjmë gjithçka për njëri-tjetrin.

Bennacer foli gjithashtu edhe për rolin e tij: Më pëlqen të luaj para mbrojtjes. Trajner i ri? Unë nuk mendoj për këtë. Mendoj që të mbaroj siç duhet këtë sezon, janë akoma dhe 12 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Ndihem gati, më mungon futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco