Barcelona shtyn Melon drejt Juventusit

Barcelona shtyn Melon drejt Juventusit

12:54, 30/05/2020

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit të Barcelonës po përpiqen të bindin Arthur Melon që të pranojë marrëveshjen e shkëmbimit me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Braziliani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk ka ndërmend të largohet nga Camp Nou, pasi ndjehet tepër i vlerësuar. Mirëpo edhe pse 23-vjeçari e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të braktisë Barcelonën, ??drejtuesit e klubit po përpiqen akoma që ta bindin që të largohet.

Barcelona pëlqen Pjanic, gjithashtu edhe Sarri dëshiron afrimin e Arthur në Torino, por kokëfortësia e lojtarit është e vetmja gjë që mban marrëveshjen të parealizueshme, raporton media spanjolle.

Arthur ka zhvilluar 23 paraqitje me fanellën e blaugranve në këtë sezon, duke kontribuar me 4 gola dhe 4 asiste. Mesfushori brazilian, ka kontratë me klubin katalanas deri më 30 qershor të vitit 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco