VIDEO/ Fituan Kupën e Austrisë, shikoni si e festojnë lojtarët e Salzburg triumfin

VIDEO/ Fituan Kupën e Austrisë, shikoni si e festojnë lojtarët e Salzburg triumfin

10:37, 30/05/2020

Liga austriake e futbollit, e cila është e pezulluar që prej marsit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, u njoh ditën e djeshme me fituesin e Kupës.

Salzburg mposhti me rezultatin e thellë 5-0  Lustenaun, duke u shpallur fituese e Kupës së Austrisë.

Ndonëse stadiumi ishte i boshatisur, lojtarët e Salzburgut e kanë festuar fitimin e trofeut. Futbollistët të lumtur për fitimin e Kupës, kanë festuar, por duke respektuar rregullat, siç është distancimi fizik.

Lojtarët ngritën Kupën në mes të stadiumit, ndërkohë që tifozët e tyre e festuan këtë nga shtëpitë, duke ditur se e kanë të pamundur të ishin pranë skuadrës së tyre në stadium.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco