Nuk dorëzohet Lyon, letër autoriteteve për të rishikuar vendimin e ndërprerjes së kampionatit

Nuk dorëzohet Lyon, letër autoriteteve për të rishikuar vendimin e ndërprerjes së kampionatit

10:06, 30/05/2020

Edhe pse Kryeministri, Edouard Philippe, njoftoi  se Ligue 1 dhe Ligue2 nuk do të rifillojnë, presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas nuk është dorëzuar.

Mbrëmjen e djeshme klubi i Lyon u ka dërguar autoriteteve një letër zyrtare, ku u kërkonte të rishikonin vendimin dhe të rikthenin futbollin.

Në letër klubi francez vë theksin te përmirësimi i situatës me pandeminë dhe shton se përderisa nga fillimi i qershorit lejohen stërvitjet e nga fillimi i korrikut edhe ndeshjet miqësore, nuk ka arsye pse të mos luhet për kampionatin.

Vendimi për ndaljen e futbollit është marrë më datën 30 prill, pas udhëzimeve të reja të qeverisë franceze, por tani shpresat për një hap pas janë rritur, duke qenë se në Francë ka rënë ndjeshëm numri i të prekurve të rinj nga Covid-19.

Me renditjen në momentin e ndërprerjes, Lyoni nuk do të mund të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës, duke qenë se pozicionohej i shtati, ndërsa presidenti Aulas ngriti alarmin se në gusht për Champions do të jetë një garë e pabarabartë me Juven.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco