Arrihet akordi mes PSG dhe Inter për Mauro Icardin

Arrihet akordi mes PSG dhe Inter për Mauro Icardin

23:21, 29/05/2020

Inter dhe PSG sapo kanë arritur marrëveshjen midis tyre për transferimin përfundimtar të  Mauro Icardit.

Akordi mes palëve është arritur mbrëmjen e sotme dhe sipas “Sky Sport Italia” dhe “Gazzetta dello Sport” zikaltrit kanë vendosur të bëjnë një ulje nga 70 milionë eurot që kërkonin verën e shkuar për transferimin e ish-kapitenit të tyre.

Marrëveshja mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton Koronavirusi, është gjetur për shifrën e 50 milionë eurove plus 7-8 milionë euro bonuse në bazë të performancës.

Sulmuesi 27-vjeçar tashmë i di kushtet e kontratës. Ai do të firmosë një kontratë 4 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Argjentinasit nuk iu desh shumë për të bindur drejtuesit e klubit francez. Autor i 20 golave ??dhe 4 asisteve në 31 ndeshjet e luajtura me PSG-n, Icardi arriti të përshtatej shpejt me grupin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco