Ryan Giggs zgjedh 3 futbollistët më të talentuar në botë

Ryan Giggs zgjedh 3 futbollistët më të talentuar në botë

19:36, 29/05/2020

Ryan Giggs ka zbuluar se objektivi i Manchester Unitedit, Jadon Sancho, është ndër zgjedhjet e tij për tre futbollistët e rinj më të mirë në botë.

Giggs zgjodhi Sanchon si njëri nga tre të rinjtë më të mirë në botë aktualisht, së bashku me bashkëlojtarin e tij, Erling Haaland, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyeshme.

Emri i fundit i Giggs nuk ishte askush tjetër përveç yllit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, të cilin e quajti një lojtar ‘të talentuar’.

“Unë e kam parë Rashford duke kaluar grup-moshat me radhë, një lojtar shumë i talentuar”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Ju keni Jadon Sancho në Dortmund, një lojtar i ri që ka marrë vendimin e guximshëm për të lënë Manchester Cityn dhe të shkojë në një vend tjetër në një moshë të re. Dhe ai me të vërtetë ka bërë një ndryshim”.

“Është gjithashtu edhe shoku i tij i skuadrës, Erling Haaland i cili shënon shumë gola”, përfundoi legjenda e Unitedit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco