Kampionati polak rifillon me tifozë

Kampionati polak rifillon me tifozë

19:16, 29/05/2020

Duke filluar që prej datës 19 qershor, në Poloni rikthehet futbolli.

Ky vendim është marrë ditën e sotme nga kryeministri, Mateush Moravicki, i cili deklaroi që një pjesë e tifozëve do të kenë mundësinë  t'i ndjekin ndeshjet në stadium.

Qeveria polake, së bashku me federatën e futbollit vendas kanë rënë dakord që në stadiume të mbushen me tifozë në masën 25% të kapacitetit.

“Tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume nga data 19 qershor. Do të garantojmë dezinfektimin e ambjenteve, blerjen e biletave. Nuk do të lejohen grumbullimet në masë dhe tifozët duhet të zbatojnë standartet e Protokollit Shëndetësor”, deklaroi para mediave kryeministri polak Moravicki.

Polonia bëhet një tjetër vend që lejon rifillimin e kampionateve të futbollit në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco