Anulohet për herë të parë pas 124 vitesh Maratona e Bostonit, 200 milionë dollarë humbje

Anulohet për herë të parë pas 124 vitesh Maratona e Bostonit, 200 milionë dollarë humbje

14:13, 29/05/2020

Për herë të parë në 124 vjet histori Maratona e Bostonit nuk do të zhvillohet, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Maratona e përvitshme që mbahet çdo vit në kryeqytetin dhe qytetin më të populluar të Shtetit të Massachusetts-it u anulua nga kalendari për arsye të virusit COVID-19 dhe kjo është hera e parë në histori që nga viti i largët 1897 që në rrugët e Bostonit nuk do të mbahet gara e famshme.

Kjo disiplinë e “Mbretëreshës së sporteve” përfaqëson një ndër garat më popullore në rruzull, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet, gjithmonë e më shumë.

Maratona e Bostonit konsiderohet si një ndër garat më të famshme të kësaj disipline në glob dhe është pjesë e gjashtë garave më të rëndësishme që zhvillohen anembanë globit.

Maratona e Bostonit ishte programuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 20 prill, megjithatë gjithçka u shty për në datën 14 shtator.

Këtë herë organizatorët vendosën të heqin dorë përfundimisht dhe lajmi u konfirmua nga vetë kryebashkiaku i qytetit të Bostonit, Marty Walsh.

Ai deklaroi se maratona e sivjetshme nuk mund të zhvillohet për shkak të frikës së madhe që ekziston për shëndetin publik, prej përhapjes së Koronavirusit.

Maratona e Bostonit është më e vjetra dhe gara e parë daton më datën 19 prill të vitit 1.897.

Në Maratonën e Bostonit marrin pjesë çdo vit 30.000 vetë dhe kjo garë ndiqet përreth itinerarit të përcaktuar nga afërsisht 1 milion spektatorë.

Anulimi i kësaj gare i ka shkaktuar gjithashtu humbje tepër të mëdha Bostonit, sepse sipas përllogaritjeve të thjeshta maratona i jep qytetit përfitime me vlerën e 200 milionë dollarëve, pa harruar aspak edhe faktin që 36 milionë nga fondet e grumbulluara nga organizatorët për zhvillimin e kësaj gare shpërndahen për bamirësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco