Menaxheri i Werder Bremen sqaron zërat e merkatos rreth Milot Rashicës

Menaxheri i Werder Bremen sqaron zërat e merkatos rreth Milot Rashicës

12:35, 29/05/2020

Emri i Milot Rashicës po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat europiane, për një transferim të mundshëm në një klub të madh gjatë kësaj vere.

Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund, Leipzig apo edhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e yllit të përfaqësueses së Kosovës, i cili ka një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022 me Werder Bremen dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro nga klubi bardhjeshil.

Megjithatë, pavarësisht zërave të merkatos rreth Rashicës, menaxheri i klubit nga Weser Stadion, ish-futbollisti Frank Bauman, në një intervistë ka nënvizuar se asnjë klub nuk ka trokitur në derën e Werder Bremen për të biseduar rreth blerjes së kartonit të Milot Rashicës.

“Nuk ka pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka asgjë specifike për çështjen në fjalë”, ishte deklarata e tij rreth Rashicës, i cili është padyshim ylli i Werder Bremen dhe tek i cili varen thuajse të gjitha shpresat e kësaj skuadre për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Në këtë sezon 23-vjeçari kosovar është aktivizuar në 23 takime me Werder Bremen dhe ka arritur të realizojë 7 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco