Studimi: Shanset e infektimit me Koronavirus gjatë ndeshjes janë të...

Studimi: Shanset e infektimit me Koronavirus gjatë ndeshjes janë të...

11:28, 29/05/2020

Një studim i Premier Ligës ka arritur në konkluzionin se shanset për t’u infektuar me “COVID-19” për futbollistët në kontakt fizik me njëri-tjetrin janë minimale për shkak të kohës shumë të shkurtër që ata do të jenë të ekspozuar.

Zyrtarët po përpiqen me të gjitha mënyrat për të rinisur sezonin e ndërprerë prej pandemisë në mesin e muajit mars, por shumë futbollistë, përfshirë kapitenin e Watfordit, Troy Diney, dhe mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, kanë frikë që të kthehen në stërvitje.

Sipas “The Telegraph”, ky studim ka arritur në konkluzionin se një lojtar i Premier Ligës do të jetë i ekspozuar ndaj një lojtari të infektuar për vetëm 39 sekonda mesatarisht për ndeshje, çka do të thotë se shanset e infektimit janë shumë të ulëta, sepse në këtë kohë ekspozimi nuk ka shumë mundësi që virusi të transmetohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco