Datat e ndeshjeve të Kupës së Italisë kundërshtohen nga klubet

Datat e ndeshjeve të Kupës së Italisë kundërshtohen nga klubet

11:11, 29/05/2020

Futbolli italian do të rinisë pas ndërprerjes 3-mujore për shkak të pandemisë së Koronavirusit në datat 13 dhe 14 qershor me gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë, ndërsa në datë 17 do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

Por pas Milanit, edhe Interi e Juventusi kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër datave të reja për rifillimin e futbollit.

Skenari që të bën të mendosh se gjysmëfinalet e kthimit dhe finalja e Kupës së Italisë do të luhen në vetëm 5 ditë po cilësohet si një provokim nga ana e Ligës Italiane të Futbollit.

Klubi më i prekur në këtë mes mund të jetë Napoli, i cili do të paraqitet me skuadrën e të rinjve duke snobuar përfundimisht Kupën e Italisë në shenjë revolte.

Interi nuk është i gatshëm që të zhvillojë tre ndeshje që në javën e parë pas rikthimit të futbollit, pasi nëse shkon në finalen e Kupës së Italisë në datën 20 qershor duhet të rinisë kampionatin me ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dy prej këtyre ndeshjeve janë me eliminim dhe mund të shkojnë edhe në shtesa.

Por nëse zikaltrit janë klubi që kanë dalë menjëherë kundër këtij propozimi të qeverisë italiane dhe Ligës së Futbollit, edhe Juventusi e Milani nuk janë shumë dakord, sepse për dy klubet e mëdha italiane të vendosësh fatet e një trofeu në 3 ditë pas një ndërprerjeje prej më shumë se 3 muajsh nuk është e drejtë.

Për më tepër që klubet e impenjuara në Kupë do të jenë të dizavantazhuara në aspektin fizik, pasi do të kenë shpenzuar shumë energji krahasuar me skuadrat e tjera të Serie A që do të impenjohen vetëm në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco