Futbollisti i PSG-së: Më kërkoi Juventusi për të zëvendësuar Pirlon

Futbollisti i PSG-së: Më kërkoi Juventusi për të zëvendësuar Pirlon

10:41, 29/05/2020

Ishte një çështje roli. Ky është motivi që dështoi transferimin e Leandro Paredes te Juventusi në të shkuarën.

Mesfushori argjentinas, aktualisht pjesë e PSG-së, zbuloi prapaskenën e merkatos, kur ai luante ende në Argjentinë.

Në verën e vitit 2011, një drejtues i Juventusit donte që të më transferonte dhe më tha se unë do të kisha qenë zëvendësi i Andrea Pirlos. Por, menaxheri im këmbëngulte se nuk i kisha karakteristikat për të luajtur në një mesfushë si regjisor dhe duke qenë se Conte nuk luante me fantazist, qëndrova te Boca Juniors. Dy vite më vonë nisa të luaja rregullisht si regjisor”, tregon 25-vjeçari gjatë një interviste për televizionin “TNT Sports”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco