Bayern Munchen i gatshëm për të blerë Ivan Perisic

Bayern Munchen i gatshëm për të blerë Ivan Perisic

09:55, 29/05/2020

Ivan Perisic do të jetë lojtar i Bayernit të Mynihut edhe sezonin e ardhshëm.

I transferuar në Bavari me kërkesë të ish-trajnerit të kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovac, futbollisti që është në pronësi të Interit, për çështje javësh do të zgjidhë të ardhmen.

“Perisic pati një dëmtim shumë të rëndë, kur ishte në formë të shkëlqyer te Bayerni, problem që e mbajti jashtë për tre muaj. Por tani ai është rikthyer me grupin. Luajti 70 minuta, pastaj 30, është e qartë që për t’u rikthyer në formën më të mirë do të duhet pak kohë, por më e rëndësishme është që ai i ka kapërcyer të gjitha dhimbjet është plotësisht i shëndetshëm”, tha Olic duke folur për mediat e vendit të tij.

Sipas Ivica Olic, ish-futbollistit kroat, Perisic, nuk do të kthehet tek Interi: “Ai është i huazuar nga Bayerni, por unë e di se klubi është i kënaqur me performancën e tij. Sigurisht, pas kësaj pandemie, fuqia blerëse nuk do të jetë si më parë. 20 milionë euro janë shumë, por ata do të ulen në tryezë dhe do të gjejnë një marrëveshje në 2-3 javët e ardhshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco