Nuk respektuan rregullat e karantinës, klubit të njohur austriak i hiqen 6 pikë nga klasifikimi

Nuk respektuan rregullat e karantinës, klubit të njohur austriak i hiqen 6 pikë nga klasifikimi

23:35, 28/05/2020

E pabesueshme, por e vërtetë! Lask Linz lideri i Bundesligës austriake humbi vendin e parë në kampionat, pasi është dënuar nga Federata Austriake e Futbollit me heqjen e 6 pikëve dhe gjobitur 75 mijë euro për mos respektim të normave të protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.

Tashmë në vend të parë është Salzburg me 3 pikë më shumë se Linz. Kjo masë e rëndë ndëshkuese nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit austriak. Gjithsesi ishin filmimet ato që fundosën kryesuesit e kampionatit austriak, teksa futbollistët u kapën mat nga një kamera amatore duke u stërvitur në grup fshehurazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco