ZYRTARE: Serie B rinis më 26 qershor

ZYRTARE: Serie B rinis më 26 qershor

22:09, 28/05/2020

Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë konfirmuar sot se sezoni i futbollit në Itali do të rifillojë gjatë muajit qershor.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor, kurse Serie B do ta bëjë këtë gjë më 26 qershor, e konfirmon presidenti i Lega Serie B, Mauro Balata.

“Serie B do të rifillojë më 26 qershor, pasi tashmë kemi dorëzuar datën dhe Qeveria e ka miratuar. Është një gjë e mrekullueshme që po fillojmë”, tha Balata.

Kujtojmë se data është mësuar edhe për Kupën e Italisë. Ajo zhvillon gjysmëfinalet më 13-14 qershor, kurse finalja më 17 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco