Zyrtare: Serie-A rifillon më...

Zyrtare: Serie-A rifillon më...

20:37, 28/05/2020

Tashmë është zyrtare, Serie-A rifillon më 20 qershor.

Lajmin e konfirmon, Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora: “Takimi ishte shumë i dobishëm, tani Italia po riniset dhe është e drejtë që të rinisë edhe futbollit. Sot iu ndez drita jeshile protokollit të Federatës,  që konfirmonte detyrimin e karantinës me mirëbesim, në rast të pozitivitetit të ndonjë futbollisti. Nëse kurba e të infektuarve do të ndryshojë (për keq), kampionatin do të pezullohet përsëri. Federata më ka siguruar se ka një plan B, play off-et, dhe një plan C, marrjen të mirëqenë të renditjes aktuale. Pra, mund të themi se kampionati do të rinisë më 20 qershor. Është mundësia që më 13 dhe 17 qershor të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës së Italisë,”- deklaroi pas mbledhjes ministri Spadafora.

Kalendari i ri do të përcaktohet nga Federata brenda orëve të ardhshme. Këtë të premte është programuar zhvillimi i një asambleje të Ligës së Serisë A. Synimi është që fillimisht të luhen ndeshjet e prapambetura dhe të përfundojë sa më shpejt Kupa e Italisë (finalja do të luhet më 17 qershor).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco