Zyrtare/ Ja kur rinis Serie A në Itali

Zyrtare/ Ja kur rinis Serie A në Itali

19:38, 28/05/2020

Serie A do të rinisë më 20 qershor.

Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.

Por futbolli italian do të nisë më herët. Më 14 qershor do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, ku Juventusi të të presë Milanin, ndërsa Napoli do të luajë me Interin.

“Ekziston mundësia që në datat 13 dhe 17 qershor të zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë”, përfundoi Ministri i Sporteve të Italisë Vinçenco Spadafora.

Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë. Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjellë probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco