Gravina: Disa klube në Itali donin të shmangnin pagat!

Gravina: Disa klube në Itali donin të shmangnin pagat!

18:05, 28/05/2020

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina pretendon se 'disa klube po përpiqeshin të ndërprisnin sezonin, ndoshta të bindur se do të lejoheshin të shmangnin pagat.'

Takimi vendimtar është sot midis federatës, Ligës dhe Ministrit të Sporteve Vincenzo Spadafora, për të kuptuar nëse dhe kur sezoni i Serie-A mund të rifillojë, pas pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, kreu i federatës Gravina në një intervistë për “Diritto dello Sport”, foli mbi situatën,m por kritikoi disa prej klubeve në Itali.

"Ne jemi Federata Italiane e Futbollit, kështu që natyrshëm ADN-ja jonë na shtyn të luajmë futboll. Ishte e trishtë kur pashë disa nga klubet e futbollit që kërkonin ndalimin e futbollit, mbase të bindur që kështu do të shmangnin pagesën e lojtarëve dhe punonjësve të tyre.

"Është  shumë e çuditshme që një skuadër futbolli nuk dëshiron të luaj, në mënyrë që të kufizojë dëmin financiar. E gjitha kjo thjesht më bindte edhe më shumë se duhej të vazhdoja betejën.

Unë e di se sa italianë mendojnë se ne nuk duhet të luajmë: E kuptoj që do të jetë e trishtueshme të shohësh ndeshjet  me dyer të mbyllura , por nëse ekonomia e vendit tonë fillon përsëri, ajo nuk mund të dështojë të rindezë një nga industritë e saj më të rëndësishme,” deklaroi Gravina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco