Zbulohet data, ja kur rifillon Superliga turke

Zbulohet data, ja kur rifillon Superliga turke

17:30, 28/05/2020

Futbolli në Turqi  do të rikthehet më 12 qershor pasi federata dhe shefat e klubeve arritën një marrëveshje ditën e sotme, pas një takimi.

Mbledhja në selinë e TFF në Riva, Stamboll midis federatës dhe delegacioneve të klubit konfirmoi se kampionati do të rifillojë muajin tjetër.

Për më tepër, mocioni për të pezulluar rënien këtë sezon i cili u paraqit nga shtatë klube u refuzua me një vendim të mazhorancës.

Tri klube do të bien si zakonisht në fund të sezonit 2019/20.

TFF do të informojë UEFA-n për vendimin e tyre sot.

Futbolli turk është pezulluar që nga 19 marsi për shkak të koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco