Te Lioni duan t’i japin goditjen fatale Juventusit

Te Lioni duan t’i japin goditjen fatale Juventusit

13:18, 28/05/2020

“Ëndrra ime është që Lazio të fitojë titullin kampion dhe ditën tjetër pas zhgënjimit, Juventusit t’i duhet të luajë me ne dhe t’i japim goditjen fatale”.

Është ky mendimi i Paolo Rongonit, përgatitësit atletik të Lionit.

Bashkëpunëtori i trajnerit Rudi Garsia, por që në të kaluarën ka punuar si për Romën, ashtu sikurse për Lazion, shpreson që Juventus të jetë sa më i demoralizuar, sa më i sfilitur në ndeshjen e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, që kanë në program ndaj Lionit, ndonëse data është ende për t’u përcaktuar.

“Nëse Seria A rifillon, sigurisht që Juventusi do të vijë në ndeshjen e kthimit me këmbët më të karikuara, me mendjen më të kthjellët. E dimë që e kemi fituar 1-0 ndeshjen e vajtjes, por e vetmja mundësi që kemi për të qenë më të sigurt për t’u kualifikuar në Champions, është që Juvja të vijë përballë nesh e demoralizuar nga humbja e titullit”, tha Rongoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco