Fitime rekord të klubit japonez prej Andres Iniestës

Fitime rekord të klubit japonez prej Andres Iniestës

11:51, 28/05/2020

Efekti “Andres Iniesta” po ndihet jashtëzakonisht te Vissel Kobe, kjo jo vetëm përsa i përket rezultateve sportive në fushë, ku skuadra arriti të fitonte Kupën e Japonisë, por edhe përsa i përket financave.

Ardhja e ish-mesfushorit të Barcelonës ishte një dhuratë e vërtetë për klubin, i cili arriti një fitim prej 106 milionë dollarësh në vitin e fundit.

Asnjëherë më parë një skuadër J-League nuk kishte përfituar këto shifra.

Fitimet e Vissel Kobe në vitin 2019 janë një rekord absolut dhe kanë kaluar fitimet e një viti më parë, që ishte një fitim prej 90 milion dollarësh.

Pa diskutim që ka ndikuar Iniesta, blerja e të cilit ka tërhequr interesin e tifozëve dhe sponsorëve.

Përveç që është truri i skuadrës në fushë, Iniesta ka ndihmuar shumë klubin japonez dhe në aspektin e marketingut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco