VIDEO/ Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar

VIDEO/ Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar

10:41, 28/05/2020

Glendi Tafaj në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Tirana, Kastrioti dhe Teuta, ndërsa tani bën rolin e gazetarit në “Supersport”.

Tafaj luante në pozicionin e portierit, teksa për këtë po stërvit edhe djalin e tij të vogël.

Image

Së fundmi, në rrjetet sociale Glendi ka postuar një video të djalit të tij, ku shihet teksa bën një pritje, me babain e tij që e shoqëron këtë video me shkrimin:

“Casillasi im i vogël”, duke etiketuar legjendën e Real Madridit, Iker Casillas.

Megjithatë si për çudi këtë video e ka shpërndarë edhe portieri spanjoll, duke surprizuar kështu Glendi Tafajn.

Ky i fundit është surprizuar nga Casillas, teksa më pas ka shkruar: “Faleminderit për ripostimin Casillas, është një nder i madh për mua. Djali im Maten të falënderon gjithashtu”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco