Barcelona nxjerr në shitje 6 lojtarë

Barcelona nxjerr në shitje 6 lojtarë

09:59, 28/05/2020

Barcelona do të gjejë mundësitë për të lëvizur për Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic, duke shitur ose shkëmbyer gjashtë lojtarë nga skuadra aktuale.

Katalanasit janë dy pikë para Real Madrid në renditjen e La Ligës, teksa kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.

Pjesë e planeve të Barcelonës për sezonin e ardhshëm janë edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, dhe mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic.

Gazeta spanjolle, “Mundo Deportivo”, shkruan se lojtarë si Arthuro Vidal, Nelson Semedo, Jean Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Wague dhe Rafinha, janë në listën e shitjes te Barcelona.

Këta lojtarë, mund të përfshihen në marrëveshjet e shkëmbimit për Martinez dhe Pjanic, por edhe të shiten, dhe paratë nga shitjet e tyre do të përdoreshin për transferimin e këtyre dy lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco