Liverpool heq dorë nga Timo Werner

Liverpool heq dorë nga Timo Werner

09:18, 28/05/2020

Liverpooli është tërhequr nga gara për blerjen e sulmuesit të Leipzig, Timo Werner, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Interi dhe Juventusi.

Kampioni në fuqi i Champions League ishte favorit për të siguruar shërbimet e gjermanit, por sipas “Mirror” të kuqtë nuk duan të paguajnë më shumë se 35 milionë euro për të.

Werner ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, në vlerë 60 milionë euro, por duket se Liverpooli donte ulje drastike të çmimit.

Tërheqja e Liverpoolit nga gara u jep mundësi ideale Interit dhe Juventusit për të luftuar për ta pasur 24-vjeçarin në skuadër.

Werner ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje për Leipzig këtë sezon, si dhe ka dhuruar edhe 12 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco