Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U dëmtua në stërvitje, Ibrahimovic shkon në Suedi për trajtim mjekësor

U dëmtua në stërvitje, Ibrahimovic shkon në Suedi për trajtim mjekësor

08:52, 28/05/2020

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Suedi për trajtim mjekësor, pasi ka lënduar pulpën e këmbës gjatë stërvitjeve me Milanin, shkruan “Sky Sport Italia”.

Klubi i ka dhënë leje Ibrës të kthehet në Suedi dhe ai është nisur pasditen e djeshme.

38-vjeçari pritet të mungojë afro një muaj pas dëmtimit në pulpë.

Mirëpo, fillimisht te Milani ishin frikësuar se dëmtimi mund të ishte më serioz, por për fat të mirë jo.

Sulmuesi i është nënshtruar një seance fizioterapie para se të nisej për në Suedi.

Nga 3 qershori ai do të jetë në gjendje të kthehet në Itali, pa pasur nevojë për karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco