Kulusevski: Kalimi tek Juventus do më bëjë më të fortë, numrin 44 e zgjodha prej Januzajt!

Kulusevski: Kalimi tek Juventus do më bëjë më të fortë, numrin 44 e zgjodha prej Januzajt!

23:37, 27/05/2020

Mesfushori i Juventusit, i cili aktivizohet me Parmën deri në fund të sezonit, Dejan Kulusevski , foli për mikrofonat e Sky Sport: “ Te Parma ishte e lehtë të përshtatesha, grupi  i shkëlqyer, punojnë me shumë qetësi. Trajneri më bëri të kuptoj menjëherë se duke punuar shumë do të gjeja hapësira. Të gjithë më ndihmuan shumë ".

Pse zgjodhët numrin 44?
" Disa vite më parë shkova për të parë Manchester United. Pashë, Januzajn në atë kohë 17 vjeç, me një personalitet të jashtëzakonshëm. Doja të isha si ai, nuk frikësohej, u dashurova me numrin. 44-ra tani është numri im."

Disa të krahasojnë me De Bryne a është i duhur?
"De Bruyne është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Më duhet të them që e studioj shumë sepse është fenomenal. Unë dua të bëhem si ai, është shumë i fortë."

A ndiheni gati për të luajtur me Juventusin?
"Dua të përmirësohem çdo ditë. Shpresoj që të shkoj tek Juve do të me bëjë më të fortë seç jam, po stervitem shumë në këtë periudhë dhe besoj se jam gati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco