Më në fund rikthehet futbolli, Rama jep dritën jeshile: Në datën...

Më në fund rikthehet futbolli, Rama jep dritën jeshile: Në datën...

21:29, 27/05/2020

Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile futbollit për në datën 3 qershor.

Natyrisht, nuk e ka përmendur datën, por në komunikmin e tij të sotëm me publikun, i fundit sa i përket çështjes së pandemisë së Koronavirusit, ai bëri apel që qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejohen edhe për disa kohë aktivitete kultutore dhe sportive, por më pas saktësoi se nuk do të jenë tifozët.

“Do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për pak kohë aktivitetet kultutore dhe sportive me tifozë”, tha ndër të tjera Rama, duke konfirmuar kështu planin që është hartuar së fundmi nga FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë për rinisjen e sezonit më 3 qershor, por pa tifozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco