PSG merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Edinson Cavanit

PSG merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Edinson Cavanit

19:23, 27/05/2020

Pas shtatë viteve në Francë, Edison Cavani në fund të këtij edicioni futbollistik do të largohet nga skuadra e PSG-s.

Futbollistit uruguaian i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe klubi francez nuk ka bërë asnjë propozim për zgjatjen e saj.

Parisienët janë shumë pranë marrëveshjes me Interin për transferimin e Mauro Icardit dhe për këtë arsye i ka treguar derën sulmuesit 33 vjeçar.

Për Cavanin kanë shfaqur interesim shumë skuadra të njohura si, Atletico Madrid, Inter, Chelsea, Manchester United, Newcastle, Palemeiras, Sao Paulo dhe Inter Miami në Amerikë. Mbetet për t'u parë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco