Arthur i ‘përgjigjet’ Juventusit

Arthur i ‘përgjigjet’ Juventusit

18:17, 27/05/2020

Arthur Melo nuk largohet nga Barcelona këtë verë. Sipas Corriere dello Sport, Mundo Deportivo, TuttoSport dheCalciomercato.it, mbrojtësi brazilian përmes përfaqësuesve të tij, ka informuar drejtuesit e Juventusit, më saktësisht drejtorin Paratici, mbi vendimin e marrë.

Mesfushori brazilian, i cili ka kontratë me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor të vitit 2024, që kur mbërriti Quique Setien ndihet më i vlerësuar, kështu që është bindur edhe më shumë për të qëndruar te kampionët në fuqi të Spanjës, ku e sheh veten të përshtatur.

Vendimi i Arthur për t’iu përgjigjur me një “jo, faleminderit”, interesimit të Juves, mund të vështirësojë strategjinë e “Zonjës së Vjetër”, por edhe të vetë Barcelonës, që kërkon Miralem Pjanicin. Në këtë pikë, duket e vështirë që Juvja të pranojë shitjen e Pjanicit pa marrë nga Barcelona mesfushorin 23-vjeçar brazilian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco