Lazio kërkon mbrojtës, Igli Tare 'peshkon' në Brazil

Lazio kërkon mbrojtës, Igli Tare 'peshkon' në Brazil

17:41, 27/05/2020

Pezullimi i futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk i ka ndalur klubet të punojnë në merkato.

Kështu, sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Lazio e Igli Tares kërkon të përmirësojë mbrojtjen.

Dhe sipas medias italiane, Tare ka shënjestruar qendërmbrojtësin brazilian, Adryelson, i cili luan për skuadrën e Sport Recife.

22 vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje në Serinë-A braziliane, duke shënuar dhe 1 gol.

Megjithatë , opsioni i parë në listën e Lazios është ende mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, për të cilin interesohen shumë klube të njohura europiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco