Gjermania zyrtarizon datat e Kupës, ja kur luhet finalja

Gjermania zyrtarizon datat e Kupës, ja kur luhet finalja

17:01, 27/05/2020

Bundesliga është i vetmi kampionat madhor në Evropë që ka rifilluar.  Sigurisht, një rikthim që ndodhi për mirë. Sezoni futbollistik ka rinisur, por jo vetëm në ligë. E planifikuar për në 21-22 prill, gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë nuk mund të zhvillohej për shkak të pandemisë koronavirus. Me anë të një njoftimi për shtyp , Federata Gjermane e Futbollit zbuloi datat e reja për këto takime: 9-10 Qershor.

Saarbrucken (D4) do të presë Bayer Leverkusen më 9 qershor. Klubi amator ka bërë një udhëtim historik pasi në historinë e këtij kompeticioni, është klubi i parë në divizionin e katërt që kualifikohet në gjysmëfinale. Bayern Munich do të përballet me Eintracht Frankfurt në Allianz Arena një ditë më pas. Dy takimet do të luhen në orën 20:45. DFB gjithashtu njoftoi se finalja do të zhvillohet më 4 korrik në Berlin, pa spektatorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco