Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Talenti Liço: Jam në pritje të kthimit te Lazio, më thonë që i ngjaj...

Talenti Liço: Jam në pritje të kthimit te Lazio, më thonë që i ngjaj...

16:46, 27/05/2020

Në janar të vitit të kaluar u transferua te Sportingu i Lisbonës, kur ishte vetëm 18-vjeç, por pas një vitit fitoi provën te skuadra e Lazios, skuadër me të cilën pret të nënshkruajë kontratën e re. Referenca është për talentin korçar, Dejan Liço, që për momentin po stërvitet në kompleksin në Durrës, në pritje të një lajmi të mirë nga përfaqësuesit e tij. Në lidhjen me “FanZone”, shpalos objektivat e tij.

“Është moment më i mirë për të gjithë. Lojtarët janë të gëzuar për ribashkimin ekipit. Presim që kampionati të nisë sa më shpejt. Aktualisht, po stërvitem në Durrës. Urdhrat i kam marrë nga babai im gjatë gjithë jetës, e ka patur trajner tek U-17. Më kritikon më shumë se lojtarët e tjerë. Jam në pritje të kthimit te Lazio, menaxherët po flasin për rinovimin e kontratës. Shpresoj që të bëhet sa më parë.”

Transferimi te Lazio: Drejtori i Lazios, Igli Tare me ofroi një provë te kjo skuadër, të cilën unë e fitova dhe u bëra pjesë e bardhekaltërve. Pasaportë greke? Nuk e kam marrë ende. Ky ka qenë problemi pse nuk kam mundur të luaj. Është çështje dokumentacioni, të jepet më shumë mundësia.

Kontrata e re: Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën dhe të më jepet mundësia të luaj sa shpejt. Do të jap maksimumin që të mund të arrij objektivat e mia dhe të justifikoj besimin. Lojtarët e preferuar? Më pëlqen Messi, që mendoj se është më i miri në botë. Më ka pëlqyer shumë edhe Iniesta. I ngjaj Castillejos? Kështu më thonë të gjithë, sidomos spanjollët që luajnë te Lazio. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e ekipit të parë të Lazios

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco