Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ankth te Dortmundi për dëmtimin e Haaland, pritet përgjigjja e kontrollit mjekësor

Ankth te Dortmundi për dëmtimin e Haaland, pritet përgjigjja e kontrollit mjekësor

15:18, 27/05/2020

Janë orë pritjeje dhe nervozizmi te Borussia e Dortmundit. Verdhezinjtë dolën “me kocka të thyera” nga sfida kryesore e javës me Bayernin e Mynihut, jo vetëm për humbjen 0-1 që i bëri ata të rrëshqasin në – 7 nga kryesuesit bavarezë, por edhe për dëmtimin e Erling Braut Haalandit, i cili la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 27-të pjesës së dytë.

Për sulmuesin norvegjez, menjëherë u fol për një përdredhje të gjurit, por do të jenë testet që do të vlerësojnë masën dëmtimit dhe të përcaktojnë kohët e rikuperimit.

Trajneri Lucien Favre menjëherë pas ndeshjes deklaroi se “nuk duhet të jetë asgjë serioze”, në të njëjtën kohë duke theksuar se problemi fizik është ekskluzivisht “traumatik” dhe se nuk ka asnjë lidhje me rifillimin e aktivitetit pas një ndalesë e gjatë.

Në shtëpinë e Dortmundit, megjithatë, janë në ankth, duke menduar për një kampionat që, pavarësisht shuplakës së mbledhur nga rivalët, ka ende gjithçka për të luajtur.

E njëjta gjë edhe për vetë norvegjezin Haaland, i cili edhe pse vetëm 19 vjeç dhe me vetëm 11 ndeshje në Bundesligë, është në kërkim të trofeut individual të “Këpucës së Artë”.

Për momentin, ai është në vendin e katërt, me 44 pikë, dhjetë pikë larg dyshes Immobile-Lewandowski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco