Duka i vendosur për datën e rifillimit të Superligës

Duka i vendosur për datën e rifillimit të Superligës

13:13, 27/05/2020

Ka pasur shumë fjalë këto kohë se nuk do të respektohej afati i përcaktuar.

Kategoria Superiore, sipas këtyre zërave, mund të shtyhej me një javë, nga data 3 qershor për në 10, por kjo gjë u hodh poshtë kategorikisht nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Për “ABC News”, numri 1 i institucionit pohoi shkurt se nuk do të ketë asnjë shtyrje.

Pra, do të respektohet data 3 qershor e përcaktuar pas takimit të klubeve të elitës me Federatën, në selinë e kësaj të fundit.

Ditën e hënë pritet të ketë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, që do të dalë me deklaratën përfundimtare.

Gjithsesi, Duka shprehet i vendosur për të respektuar 3 qershorin.

Dyshimet kanë qenë të mëdha për shkak të moskthimit të një përgjigjeje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse kanë kaluar kohë nga takimi i saj me drejtues të Federatës.

Palët kanë kontaktuar disa herë dhe ministria ka kërkuar kompani të specializuara për të bërë dezinfektimin e ambienteve sportive, dhe kjo ka ndodhur ose me firma private, ose me ndërmarrje bashkiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco