Alkmar i kërkon UEFA-s vendin e Ajaksit në Champions League

Alkmar i kërkon UEFA-s vendin e Ajaksit në Champions League

11:47, 27/05/2020

AZ Alkmar kërkon zyrtarisht vendin e Holandës në Champions për sezonin e ardhshëm.

Klubi holandez i ka shkruar UEFA-s, duke i kërkuar që të ndryshojë vendimin e marrë nga Federata Holandeze, që për momentin e ka ndërprerë Eredivizen dhe i ka vendosur klubet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane për sezonin 2020-2021 në bazë të klasifikimit aktual.

“Harkëtarët”, të cilëve nuk iu akordua titulli kampion, u vlerësuan me vendin e parë, pavarësisht se dy skuadrat ishin me pikë të barabarta në krye, por Ajaksi kishte golavarazh më të mirë.

Megjithatë AZ Alkmar, që ka fituar kundër Ajaksit dy ndeshjet direkte gjatë sezonit, pretendon se duhet të qëndrojë përpara rivalëve në klasifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco