E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë te Newcastle

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë te Newcastle

11:24, 27/05/2020

Klubi i Newcastle, sipas “Daily Mail”, ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere, duke shfrytëzuar faktin që shqiptari i Liverpoolit ka gjetur shumë pak hapësira te “The Reds”.

Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, u mor si alternativë e krahut të majtë nga Jurgen Klopp dy vite më parë.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.

Sezoni aktual rezultoi i komplikuar për futbollistin nga Gjilani, i cili është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje.

Për herë të fundit u fut si zëvendësues në minutën e 89-të kundër Tottenhamit më 11 janar.

Roma dhe Sevilla e kërkuan Shaqirin gjatë merkatos së janarit, por Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në formë huazimi, pasi ishte ende në garë në tri fronte dhe mendonte se do t’i vlente në një moment të veçantë.

Në merkaton e verës Newcastle duket se nuk do të ketë konkurrentë për kartonin e Shaqirit, pasi nuk do t’i mungojnë paratë që parashikohet të vijnë nga sheikët arabë.

Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milionë sterlina, ka edhe tri vite kontratë, por ai pritet të jetë në merkato, pasi Liverpool nënshkroi me Takumi Minamino në janar nga Red Bull Salzburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco