Ambicia e Mbappe: Dua të jem pjesë e PSG-së që fiton Championsin e parë

Ambicia e Mbappe: Dua të jem pjesë e PSG-së që fiton Championsin e parë

09:26, 27/05/2020

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar tituj të rëndësishëm.

Ai gjithashtu zbulon se cilët kanë qenë idhujt e tij në futboll.

Idhujt: Së pari ishte Zidane, për gjithçka që arriti me Kombëtaren, më pas Cristiano Ronaldo. Ai ka fituar shumë dhe mbetet fitues edhe pas kaq shumë sukseseve. Ata kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e futbollit dhe unë dua të shkruaj kapitullin tim në librat e historisë.

Ambicia: Vitin tjetër ne kemi Kampionatin Europian dhe duam të jemi fitimtarë. Ambicia ime e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve dhe të jem pjesë e PSG që fiton Championsin e parë, do të ishte shumë e veçantë.

Liverpooli: Këtë sezon ka qenë një makinë në Premier League, e ka bërë fitoren të duket e lehtë, por nuk është kurrë e lehtë. Për të bërë atë që kanë bërë ata, duhet një trajner i mirë dhe shumë punë.

“Topi i Artë”: Do të ishte mirë ta fitoja, por nuk është diçka që më lë pa gjumë. Nuk mendoj se duhet ta fitoj në këtë sezon apo në tjetrin. Nuk kam pse të caktoj një afat kohor. Sukseset e PSG-së janë përparësi dhe nëse çmimet individuale vijnë nga shfaqjet e mia të mira, ato janë një bonus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco