Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka shkaktuar polemika të mëdha me deklaratën e fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Pas Dimitrit, (vëllai i portierit të kombëtares shqiptare) është mjeku i ekipit të Lazios Ivo Pulcini që ka reaguar fortë, në lidhje me deklaratën e Brambatit. Pulcini ka përgënjeshtruar gjithçka, ndërkohë thekson se Strakosha është në gjendje perfekte.
“Strakosha është në gjendje perfekte, si të gjithë të tjerët. A ka COVID-19? Nuk më duhet që të betohem për këtë, thjesht dërgoni ndonjë që të bëjë kontroll surprizë kurdoherë. Jap menjëherë dorëheqjen nëse ka ndonjë gjë, “fake news” nuk janë pjesë e personave seriozë. Na dërgoni ndonjë nga Federata Italiane. Një person që thotë gjëra të tilla pa i dokumentuar dhe duke i shpikur është absurd”, deklaroi Pulcini në një radio italiane shumë i nervozuar me këto lajme që kishin qarkulluar.
Reagimi i ashpër vjen edhe për faktin se Lazio ka qenë gjithmonë skuadra e cila ka kërkuar me ngulm që të rifillohet kampionati duke theksuar se për lojtarët dhe stafet e skuadrave kishte garanci absolute në ambientet e klubeve pasi do të ishin gjithmonë nën kontroll.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: