Dëmtohet Haaland, Dortmund në ankth për sulmuesin

Dëmtohet Haaland, Dortmund në ankth për sulmuesin

22:44, 26/05/2020

Borussia Dortmund u mposht me rezultatin 0-1 nga Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të n Bundesliga.

Mirëpo përveç humbjes, verdhezinjtë  i frikësohen dhe dëmtimit të sulmuesit të saj kryesor Erling Haaland.

Talenti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho,  pësoi tërheqje muskulare.

Nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por tashmë verdhezinjve u janë zbehur shpresat për titullin kampion teksa e sheh veten 7 pikë larg bavarezëve kryesues.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco