Egbo flet për Syri TV: Futbollistët nuk janë në formë, por për fat të mirë nuk kemi lojtarë të dëmtuar!

Egbo flet për Syri TV: Futbollistët nuk janë në formë, por për fat të mirë nuk kemi lojtarë të dëmtuar!

22:11, 26/05/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo në një prononcim për “SyriTV” është shprehur se skuadra është ende larg formës fizike. Sipas teknikut ekipi nuk po merr ngarkesën e duhur fizike, në mënyrë që lojtarët të mos dëmtohen.

“ Shikoj që grupi nuk është në 100% të formës, por për fat të mirë nuk kemi pasur lojtarë të dëmtuar, pasi jemi munduar të mos i ngarkojmë me ushtrime. Futbollistët do ta marrin formën e duhur dalë nga dalë, në mënyrë që të jenë garti për rifillimin e kampionatit.

Për sa i përket objektivave dhe formës që do të kenë bardheblutë pas rifillimit të kampionatit, tekniku i kryeqytetasve është shprehur se të gjitha skuadrat do ta nisin kampionatin si të barabarta.

“ Problemet nuk janë vetëm tek ne, pasi të gjitha skuadrat kanë ndalur për dy muaj. Është e vështirë të risjellësh formën fizike që kanë pasur futbollistët, por ata do ta marrin pak nga pak”, deklaroi Egbo.

Kujtojmë që në qoftë se futbolli rinis më 3 qershor, Tirana do të përballet me Bylisin në orën 17:30.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco