Premier League: kredi bankare për të paguar lojtarët?

Premier League: kredi bankare për të paguar lojtarët?

20:47, 26/05/2020

Që prej 13 marsit, Premier League është pezulluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në mënyrë të pashmangshme, humbjet financiare për ekipet angleze, si në pjesën tjetër të botës së futbollit, janë kolosale. Për shembull, klubet nuk marrin më të ardhura nga biletat në ditët e ndeshjeve dhe përveç rimbursimit të tifozëve të tyre (abonimet, biletat), do të duhet të mësohen të luajnë me dyer të mbyllura, rregulla këto të vendosura për të luftuar përhapjen e virusit.

Për pasojë, disa klube e gjejnë veten në vështirësi financiare. Një periudhë delikate e theksuar nga pagat shumë të larta të lojtarëve në elitën e futbollit anglez.

Për të kaluar këto momente të vështirë, “TheSun” zbulon se skuadrat e Premier League po shqyrtojnë idenë e marrjes së një kredie bankare, në mënyrë që të kenë mundësi të paguajnë futbollistët e tyre.

Së paku klubet angleze do të përfitojë nga të ardhurat prej të drejtave televizive, sigurisht nëse kampionati rinis. Data e rifillimit të kampionatit anglez mund të merret vesh këtë javë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco