Real Madrid: Zinedine Zidane grumbullon talentin 18 vjeçar

Real Madrid: Zinedine Zidane grumbullon talentin 18 vjeçar

20:08, 26/05/2020

Afruar te Real Madrid nga Flamengo në merkaton e janarit, talenti brazilian Reinier, u inkuadrua me rezervat (Castilla-s) në divizionin e tretë në mënyrë që të përshtatet me ekipin e ri.

Dhe performancat e zhvilluara nga mesfushori 18 vjeçar kanë qenë mjaft të shkëlqyera, duke rënë në sy të trajnerit Zinedinë Zidane, i cili tashmë kërkon t’i japë më shumë përgjegjësi.

Sipas atyre që raporton “AS”, trajneri francez ka vendosur ta grumbullojë, Renier me ekipin e parë të Realit. Tashmë, talenti 18 vjeçar ka mundësi të tregojë veten përballë yjeve të skuadrës madrilene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco