Mourinho: Mund të shkruaj një libër prej 1.000 faqesh për dy vitet e mia te Inter, por...

Mourinho: Mund të shkruaj një libër prej 1.000 faqesh për dy vitet e mia te Inter, por...

18:12, 26/05/2020

I ftuar në “The Athletic”, Jose Mourinho foli në lidhje me triumfet e arritura në dy vitet si trajner i Interit, të cilat  kulmuan me fitimin e tripletës historike në vitin 2010: " Unë mund të shkruaj një libër prej 1.000 faqesh për dy vitet e mia te Inter. Ndoshta një ditë do ta bëj, por së pari duhet të flas me djemtë sepse ka shumë histori të cilat janë të ndaluara për t’u thënë.

Image

"Special One" më pas foli për lamtumirën nga ekipi zikaltër: "Ishte shumë e vështirë për mua, pas finales me Bayern ( E luajtur në Santiago Bernabeu) nuk doja të udhëtoja me ekipin për në Milano sepse njerëzit po thonin se  unë kisha një kontratë me Real Madrid. Nuk ishte e vërtetë. Kam pasur një marrëveshje, por nuk kam pasur një kontratë të nënshkruar. Në të vërtetë atë kohë kisha dëshirë të shkoja te Real Madrid.  E gjitha kjo sepse doja të fitoja kampionatin spanjoll pas atijë anglez dhe Italian.

Por unë kisha frikë se nëse kthehesha në Milano me ekipin dhe me reagimin e lojtarëve dhe tifozëve , nuk do të kisha mundësi të largohesha. Mund të them që ika, ika prej tyrë. Disa ditë më vonë, unë firmosa me Real Madrid. Vetëm atëherë u ktheva në Milano dhe darkov me Presidentin Moratti ".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco