Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut 'ndez dritën jeshile' për rifillimin e kampionatit

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut 'ndez dritën jeshile' për rifillimin e kampionatit

17:50, 26/05/2020

Pas Kosovës, është Maqedonia e Veriut që konfirmon rifillimin e futbollit. Përmes një deklarate për shtyp, Federata e Futbollit dha lajmin se Minstria e Shëndetësisë ka pranuar propozimin e organit qeverisës të futbollit.

Sezoni 2019/20 i lënë në gjysmë tashmë do të rinisë nga mesi i qershorit. Liga e Parë u ndërpre në muajin mars dhe të rikthehet pas një pauze 3 mujorshe.

“Do të luhen katër raundet e mbetura të fazës të tretë dhe pastaj kalohet në Play-Off me gjashtë skuadrat e para raundit të tretë. Tre skuadrat më të mira nga kjo fazë marrin pjesë në garat e Evropës”, thuhet fillimisht në njoftimin e FFM-së.

“Katër skuadrat e fundit në tabelë, pas mbylljes së fazës të tretë, do të luajnë po ashtu në Play-Off. Kupa e Maqedonisë së Veriut do të luhet me gjysmëfinale teke. Fituesi i kësaj gare siguron një vend në garat evropiane të UEFA-s”, thuhet më tej.

Vendimi i federatës u morë pas dy mbledhjeve me ekipet e Ligës së Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco