Rikthehet futbolli në Kosovë,  zbulohen datat e gjysmëfinales së Kupës

Rikthehet futbolli në Kosovë, zbulohen datat e gjysmëfinales së Kupës

17:06, 26/05/2020

Pas një ndërprerje afro 3 mujore, për shkak të pandemisë së koronavirusit, futbolli kosovarë do të rikthehet javën që vjen.

Mirëpo, sporti më popullor nuk do të nisë me kampionatin, por do të startojë me dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Data që është përcaktuar është ajo dy dhe tre qershor.

Të parët që do të zbresin në fushë në orën 18:00, të martën e dy qershorit do të jenë, Prishtina dhe Drenica. Ndërkohë, në datën tre qershor luhet ndeshja tjetër, ajo mes Ballkanit dhe Ferronikelit.

Në këtë formë, ndryshe nga Shqipëria e cila ka projektuar rifillimin e futbollit më datë tre qeshor por nuk ka zyrtarizuar asgjë, Kosova do të nisë më shpejt dhe vendimi ka marrë formën zyrtare çka ndihmon edhe skuadrat në përgatitjen e tyre gjatë stërvitjeve.

E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor

16:00 Ballkani – Feronikeli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco