Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Alarmi për dëmtimet e futbollistëve, në Gjermani regjistrohen 12 raste në javën e parë

Alarmi për dëmtimet e futbollistëve, në Gjermani regjistrohen 12 raste në javën e parë

15:52, 26/05/2020

Rifillimi i kampionateve pas një ndërprerjeje relativisht të gjatë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe mbi të gjitha me vetëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur, ngjalli frikë të madhe për dëmtimet dhe jo më kot FIFA autorizoi përdorimin e 5 zëvendësimeve për çdo skuadër.

Megjithatë Bundesliga u bë pararojë e nisjes së futbollit në periudhën pas pandemisë dhe sipas analizës së bërë nga Doktor Joel Masson, një australian që punon në Institutin e Shkencave Sportive në Universitetin e Jena-s, risku i dëmtimit është rritur ndjeshëm.

Kështu vetëm në javën e parë të zhvilluar në Gjermani ka pasur 12 të dëmtuar dhe risku i lëndimit të lojtarëve është rritur nga 0.27 në 0.88 dëmtime për ndeshje, ose me rreth 266% më tepër sesa ishte gjatë sezonit në kushte normale.

Edhe më shqetësuese bëhet situata kur llogarit të dëmtuarit në total gjatë përgatitjeve dhe dy ndeshjeve të para të zhvilluara nga klubet e Bundesligës, pasi në total numërohen 65 futbollistë të dëmtuar, një shifër kjo që korrespondon me rreth 3 dëmtime për skuadër.

Koha e shkurtër e përgatitjes, kalendari i ngjeshur, por edhe rritja e temperaturave në javët në vijim, pritet të përkeqësojë edhe më shumë shifrat, ndërsa përveç klubeve të Bundesligës, edhe në kampionate të tjera trajnerët po përballen me dëmtime që gjatë ditëve të përgatitjes.

Kështu në kampionatin italian është ndalur Zlatan Ibrahimovic, në Spanjë Umtiti, Joao Felix dhe Funes Mori kanë shfaqur probleme muskulore, ndërsa edhe në Angli frika e dëmtimeve mbetet shumë e madhe.

Megjithatë, pavarësisht shifrave dekurajuese, të gjithë kampionatet po bëjnë përpjekje për të rinisur sa më shpejt dhe për të mbyllur në fushën e lojës sezonin 2019-2020, pasi janë të paktë ata që mbështesin dhënien e vendimeve në tavolinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco