Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Benitez synon rikthimin në stolin e klubit anglez

Benitez synon rikthimin në stolin e klubit anglez

13:47, 26/05/2020

Rafael Benitez dëshiron që të rikthehet në stolin e Newcastle pasi “Qymyrxhinjtë” të ndërrojnë pronësi dhe të blihen nga pronarët e rinj sauditë.

Trajneri spanjoll, i cili u largua nga “St James’ Park” pas mosmarrëveshjeve me pronarin Mike Ashley, sot është në stolin e Dalian në Kinë.

Por, mediat britanike zbulojnë se ai do të preferonte një rikthim në Premier Ligë dhe ka identifikuar edhe objektivat e merkatos, mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones dhe mesfushorin e Chelseat, Reus Barcley.

Në fakt, pronarët e rinj arabë kanë si objektiv të parë ish-trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino, të cilit i ofrojnë një kontratë prej 19 milionë sterlinash në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco