Ibrahimovic rrezikon shumë nga dëmtimi

Ibrahimovic rrezikon shumë nga dëmtimi

13:25, 26/05/2020

Nuk dihet se sa ndikim do të ketë dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic në ecurinë e Milanit, por me siguri që do të ndikojë në raportin e tij me klubin, madje edhe në karrierë.

Suedezi nuk është nga ata që dorëzohet lehtë, por ky dëmtim mund ta detyrojë të marrë vendime që deri 24 orë më parë as që i mendonte.

I pari ka të bëjë me Milanin. Një mbyllje e parakohshme e sezonit mund të bëjë që palët të vendosin “divorcin” e menjëhershëm.

Sulmuesi duhet të takonte drejtuesit e klubit këto ditë, teksa një mungesë e akordit me kuqezinjtë mund ta shtyjë drejt objektivave të tjerë, por edhe të lërë futbollin.

Ai do të mbushë 39 vjeç në tetor dhe një ndalesë e gjatë do të ndikonte ndjeshëm në fizikun e tij.

Ambiciet nuk i kanë munguar, por këtë herë Ibrahimovic mund të gjendet përpara një pengese shumë më të madhe sesa egoja e tij e famshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco