Trajneri i Bayern Munchen: Është shpejt të krahasohet Haaland me Lewandowskin

Trajneri i Bayern Munchen: Është shpejt të krahasohet Haaland me Lewandowskin

12:13, 26/05/2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, beson se Borussia Dortmund është me fat që e ka një yll si Erling Haaland në skuadër, mirëpo thotë se është ende herët të krahasohet me Robert Lewandowskin.

Erlign Haaland ka qenë në superformë që nga transferimi nga Salsburg te Dortmundi gjatë merkatos së janarit.

19-vjeçari i ka shënuar 10 gola në po aq paraqitje në tij në Bundesligë, duke i ndihmuar kështu Dortmundit të qëndrojë në garën për titullin e këtij sezoni.

Skuadra e Lucien Favre ka vetëm katër pikë më pak sesa Bayerni kryesues, ndërsa shpreson që këtë diferencë ta zvogëlojë më shumë gjatë takimit të sotshëm në “Signal Iduna Park” mes dy skuadrave.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm nga tifozët e futbollit, të cikët po i krahasojnë lojtarët e dy skuadrave, përfshirë këtu edhe sulmuesit Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.

“Ky është sezoni i parë i Haalandit, kështu që është ende shumë herët ta krahasohet atë me Robertin”, ka thënë Flick, para ndeshjes.

“Roberti ka qenë gjithmonë në nivel të klasit botëror në vitet e fundit, por Haaland është shumë i talentuar. Ai është një lojtar i ri dhe është shumë i mirë para portës. Ai thjesht dëshiron të shënojë. Ai ka një dinamikë brilante, është i shpejtë, por ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për të gjatë ndeshjes”, deklaroi tekniku i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco